Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Atentati ndaj Armando Prengës në Kurbin, flet babai i autorit të dyshuar: Vëllai i tij më rrahu gjatë numërimit të votave

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj Armando Prengës në Kurbin, flet babai i autorit të

Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin me armë ndaj ish-deputetit socialist Armando Prenga. Në lidhje me këtë rast është marrë në pyetje, Islam Ismaili, babai i autorit Fatbardh Ismaili, i cili dyshohet se ka gisht në këtë ngjarje. Gjatë deklaratës së tij në polici ka thënë se është dhunuar nga vëllai i ish deputetit socialist, Armando Prenga.

Sipas tij kjo ngjarje ka ndodhur gjatë numërimit të votave në KAZA-në 15 në Kurbin. Sa i përket ngjarjes, Ismaili tha se nuk është në dijeni nëse djali i tij është autori i atentatit, duke shtuar më tej se nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen e tij.

Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, vëllain e Armando Prengës, i cili pranoi konfliktin me babain  e Fatbardh Ismaili, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës ku ish-deputeti i PS, Armando Prenga i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë zjarri në Fushë-Kuqes. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë, kur është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Menjëherë Prenga njoftoi sallën operative dhe tha se personi që kishte hapur zjarr ndaj tij ishte Fatbardh Ismaili.

Newsbomb.al më herët bëri me dije se konflikti është vazhdim i një ngjarje të ndodhur tre ditë më parë në Kurbin, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua të ndërpriste numërimin e votave për 7 orë. Dy vëzhgues të kampeve të ndryshme politike u përplasën për dy vota.

I riu Fatbardh Ismaili është djali i një prej vëzhguesve që u përfshi në konflikt dhe përfaqësonte koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Dy vota të kontestuara dhe të shpallura më pas si të pavlefshme, janë bërë shkak që vëzhguesit të përfshiheshin në konflikt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese