Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Atentati me tre viktima në Fushë-Krujë, policia jep 30 milionë lekë për këdo që ka informacion (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lek të rinj për të gjithë ata që kanë informacione të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes së sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Në njoftimin e bërë policia ka afishuar dhe numrin ku qytetarët të cilët kanë informacion të kontaktojnë.

“Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin ËhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mesditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën viktima të një atentati.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë  ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët,  ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.

Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin ËhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Më shumë




spot_img








spot_img