Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Atentati me dy viktima në Vlorë, shoqërohen 8 persona, ja çfarë dyshohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka shoqëruar tetë persona të dyshuar si autorë ose persona që mund të kenë dijeni për atentatin me dy viktima te mbikalimi i Panajasë në Vlorë.

Personat e shoqëruar po merren në pyetje në Policinë e Vlorës. Dyshimet janë se vrasja e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos, të njohur si “të fortët e Vlorës” mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, kjo për shkak të mënyrës së ekzekutimit deri te arratisja me djegien e makinës për fshehjen e gjurmëve.

Në atentat mendohet se morën pjesë tre persona, shoferi dhe dy të tjerë të cilët kanë hapur zjarr nga dritaret e makinës teksa ka qenë në ecje e sipër.

Në fshatin Frakull të Fierit u gjet një makinë e djegur që dyshohet të jetë e autorëve të ekzekutimit si dhe 3 automatikë brenda.

LEXO EDHE: E shkuara kriminale e dy të ekzekutuarve në Vlorë, Hakim Xhezo dhe Shpati Lena

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img