Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka zhvilluar një takim të premten me strukturat në Vlorë. Shkuarja e tij në qytetin bregdetar lidhej me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Panajasë, ku mbetën të vdekur Shpati Lena e Hakim Xhezo.
Nano u ka kërkuar efektivëve të krimeve në Vlorë që të mbledhin çdo provë të mundshme dhe çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.
Kryepolici ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Hetimit të Përgjithshëm dhe kanë vizituar Komisariatin e Vlorës, e më pas kanë bërë të dy disa lëvizje në “pikat e nxehta” të qytetit bregdetar. Në vijim priten më tepër detaje dhe informacione.
Kujtojmë se, paraditen e 18 gushtit Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën të vrarë gjatë një atentati në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur mbikalimi i Panajasë. Ata u qëlluan me më shumë se 60 plumba nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin paralel me një BMW me targa italiane.