Atentati me armë zjarri trondit Vlorën, vritet një person

Publikuar tek: aktualitet, më 18:39 15-01-2017 Atentati me armë zjarri trondit Vlorën, vritet një person

Disa persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë me automjet dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri një shtetas në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë pranë zonës së Skelës. Viktima po udhëtonte me fuoristradën e tij tip “Mitsubishi” me targa “AA 606 LD”, kur i është prerë rruga nga disa persona që po udhëtonin me një automjet tip “Land Rover”.

Personat kanë qëlluar me breshëri në drejtim të shtetasit Refit Tore, 32-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dyshohet se shkak i vrasjes së 32-vjeçarit me origjinë nga Kanina është bërë prishja e pazareve të drogës, shkruan Newsbomb.al, gjithashtu mësohet se viktima është quajtur më parë Jetnor Tore por e kishte ndryshuar emrin në Refit Tore.

Ai është transportuar drejt spitalit nga udhëtarë të tjerë që po ktheheshin nga zona e Llogarasë, por ka mbërritur aty i vdekur. Viktima ka jetuar për disa kohë jashtë shtetit por kishte disa kohë që ishte kthyer në Vlorë dhe jetonte në zonën e Ujit të Ftohtë si dhe Tiranë.

Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në pika të ndryshme të qytetit dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”, në rrugën e kësaj zone është qëlluar me armë zjarri në mjetin e tij “Mitsubishi” me targë AA 606 ID, një shtetas i cili për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.

Nga verifikimet paraprake rezulton se viktima është shtetasi R.T 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili njihet si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në venndgjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

FOTO NGA VENDNGJARJA:

Sasrw3et3t3t.jpg

Automjeti i viktimës

Screesdfe4fg34f3f3f.jpg

asdfr4g4444yu4yu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panairi i Shtutgartit: Gatime tradicionale dhe muzikë shqiptare (Fotogaleri)
50-vjeçari gjendet i vdekur në një kasolle »
Article Logic
Execution time: 0.01359486579895
array(1) { ["section"]=> string(62) "atentati-me-arme-zjarri-trondit-vloren-vritet-nje-person-65596" }