Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

AtentatI MAFIOZ ndaj prokurorit NDOJA dhe Landi MUHARREMIT, zbulohet se kujt i përkisnin targat e vjedhura të makinës së atentatorëve (FOTO-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Histora e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit Andi Maloku dhe Aleksandër Lahos (Land Muharremi) po zbërthehet pak e nga pak.

Sipas informacioneve të fundit, targat e makinës ‘’Benz’’ me të cilën 3 persona goditën me armë zjarri makinën ku ndodhej prokurori Ndoja janë grabitur para një jave. Denoncimi është nga një shtetase me inicialet V.GJ. Ndër të tjera, mësohet se targa AA 342 LM i përkisnin një automjeti tip ‘’Nissan’’.

Prokurori Ndoja dhe Muharremi i shpëtuan vdekjes pas ndërhyrjes së menjëhershme në Spitalin e Traumës, ndërsa 30-vjeçari Maloku, drejtuesi i makinës dhe ish-oficer policie ka marrë plumba në shtyllën kurrizore dhe po lufton për jetën.

targat.jpg

Atentatorët ndaluan në fshatin Shkafanë të komunës Ishëm, ku një banor i pikasi. Ata kishin planifikuar ta digjnin mjetin, por banori i zonës u foli, ata u larguan menjëherë nga vendngjarja. Gazetari investigativ Spartak Koka zbuloi dje se makina e atentatorëve dhe targa e saj janë grabitur. Ndërkohë, automjeti me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja është në pronësi të Fadil Çallikut.

LEXO MË SHUMË: Atentati i dështuar ndaj prokurorit të ‘KÇK’-së, gazetari nxjerr fakte tronditëse: Makina e atentatorëve është vjedhur, i ka parë një banor i Ishmit (FOTO-DETAJE)

Më shumë




spot_img








spot_img