Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Atentati i trefishtë në Elbasan, identifikohet pas tre vitesh vrasësi i Endrit Alibeajt, Arben Dylgjerit dhe Erdal Durunayt (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7dfaa9d4fe8682151d5853f6ad15855b

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentatit në 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vrarë Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Autori i vrasjes së 3-fishtë në Elbasan i identifikuar si Mikael Qosja, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Range Rover” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Në makinë ndodheshin edhe familjarë të tyre, që fatmirësisht kanë shpëtuar.

“Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:

M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”,- njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Elbasanit, në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Viktimat po udhëtonin me mjetin tip Range Rover, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe shtatasi turk para atentatit kanë qenë në prani të familjarëve të tyre.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku qëndronin viktimat prej vitesh.

Më shumë

spot_img
spot_img