Hapësire reklamuese

Aktualitet

ATENTATET E DËSHTUARA/ Mbi 2.8 kg TRITOL për të hedhur në erë vilën 2 katëshe të Talo Çelës, pas përpjekjes për të vrarë Florenc Çapjan

Shkruar nga Newsbomb
ATENTATET E DËSHTUARA/ Mbi 2.8 kg TRITOL për të hedhur në

Talo Çela është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, i akuzuar për disa vrasje. Dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani ka hedhur dritë edhe mbi disa ngjarje të bujshme në Shqipëri, ku është i përfshirë edhe Talo Çela.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për Top channel se Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, ndërkohë që tentoi për të vrarë edhe Florenc Çapjan, por atentati dështoi.

Pas tentativës për të vrarë Çapjen, në orët e para të mëngjesit të 5 Nëntorit 2020 në vilën 2-katëshe të Talo Çelës është vendosur një sasi prej më shumë se 2.8 kilogram tritol, me qëllim për ta hedhur në erë banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai që vendosi lëndën plasëse ishte Elio Bitri, ndërkohë që tritoli shpërtheu vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa pjesa tjetër mbeti e pashpërthyer dhe u gjet nga policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.