Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentatet dhe vrasjet “pa hesap” në ditët e fundit, Ilir Meta ngre alarmin: Dëshmi e revanshit të krimit, Policia e Shtetit të garantojë jetën e qytetarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Atentatet dhe vrasjet e shumta që kanë tronditur Shqipërinë në ditët e fudnit kanë shqetësuar së tepërmi presidentin Ilir Meta, i cili i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa të menjëhershme për të siguruar jetën e qytetarëve.

Në reagimin e tij, Meta thotë se ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin në mes të duitës e në mes të qyteteve janë një dëshmi e revanshit të krimit dhe paaftësisë së Policisë.

AI bën thirrje që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor.

Reagimi i Presidentit Meta:

Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.

Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”.

Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor!

Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img