Viti që lamë pas është mbyllur me një sërë vrasjesh të bujshme, brenda dhe jashtë vendit. Persona të përfshirë në veprimtari kriminale, atentate mafioze, trafik droge dhe zhdukje enigmatike, kanë qenë ngjarjet që kanë karakterizuar vitin 2023. Jo vetëm vrasje për larje hesapesh, viti 2023 ka pasur vrasje të shumta brenda në familje dhe për arsye banale. Newsbomb.al ju sjell disa prej tyre, që tronditën opinionin publik.
Gramshi është përgjakur në ditët e fundit të janarit nga një krim në familje, ku burri vrau gruan dhe vëllain e tij. 75-vjeçari Xhavit Sinani më 27 janar vrau me sëpatë gruan e tij Zegjine Sinani dhe më pas ndoqi vëllanë, Shaqir Sinani dhe e masakroi edhe atë me sëpatë në vreshtin e rrushit. I moshuari dha deklarata kontradiktore, ndërsa dyshohej si vuante nga probleme mendore.
[caption id="attachment_771043" align="alignnone" width="853"] Autori Xhavit Sinani[/caption]
Marsi do të niste me një ngjarje makabre, ku u vranë tre gra. Më 1 mars, Dan Hutra shkoi në Astir dhe plagosi Marjana Gurakuqin për një borxh. Më pas iu drejtua Kodër Kamzës ku u fut në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, e breshëri plumbash vrau motrën dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën. Krimi i tij nuk do të mbaronte aty, Hutra në zonën e Kamzës ekzekutoi Etleva Kurtin si pasojë e konflikteve që kishte pasur me vëllain e saj në burg.
[caption id="attachment_771045" align="alignnone" width="1393"] Autori Dan Hutra dhe arma me te cilen kreu vrasjet[/caption]
12 mars, Tirana do të tronditej nga breshëria e plumbave në Don Bosko që shënjestruan lokalin e Fatjon Muratit. Nga atentati humbi jetën e pafajshmja Mimoza Paja 60 vjeçe, e cila punonte në lokalin e Muratit, Po ashtu nga ngjarja mbetën të plagosur shtetasit Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.
Fatjon Murati është një person i njohur për autoritetet shqiptare pasi është në kërkim nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Në masakrën e Kurbinit mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha.
[gallery columns="2" size="large" ids="771050,771051"]
Televizion kombëtar Top Channel do të qëllohej me breshëri plumbash orët e para të mëngjesit të 27 marsit. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke i marrë jetën rojës së sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.
Autorët lëviznin me një mjet tip Range Rover dhe sapo iu afruan godinës qëlluan me breshëri. Autorët më pas u larguan, ndërsa mjeti i tyre u gjet në Golem, brenda së cilës ishin dhe dy kallashnikovë. Edhe pse kanë kaluar kohë nga ngjarja, nuk dihet se kush ishin autorët apo shkaku i kësaj ngjarje që i morën jetën një të pafajshmi.
[caption id="attachment_771052" align="alignnone" width="1024"] FotoMontazh/ Pal Kola - sulmi ndaj Top Channnel[/caption]
Një sherri banal dhe i pambyllur prej kohësh, prodhoi dy viktima më 29 mars në Kavajë. Altin Rexha dhe Edmond Gosa kishin vendosur të sqaronin një sherr të ndodhur kohë më parë, por debati mes tyre ka degraduar dhe në fund të dy mbetën viktima.
Edmond Gosa ka qëlluar 11 herë me thikë Rexhën duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, ndërsa pranë këtij të fundit ndodhej dhe fëmija i mitur. Edhe pse i plagosur, Altin Rexha ka mundur të nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Edmond Gosën.
[caption id="attachment_771060" align="alignnone" width="1024"] Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]
Tirana do zgjohej me një lajm tronditës mëngjesin e 8 prillit, ku një 43-vjeçar vrau nusen e vëllai dhe më pas i dha fund dhe jetës së tij. 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomë duke fjetur me djalin 2-vjeçar, ku kunati e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend. më pas autori Roland Sinani ka dalë në rrugën para shtëpisë në Shkozë dhe ka vrarë veten. Dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, sipas familjarëve, dhe merrte mjekime.
[caption id="attachment_771064" align="alignnone" width="1200"] Viktima Migena Sinani dhe autori Roland Sinani[/caption]
Në prill të këtij viti u raportua zhdukja e Leonard Thodhorit i njohur si "Koçole" dhe shokut të tij, Fatmir Sulovari, të dy persona me precedent të mëparshëm penal. Disa javë pas zhdukjes së dy të rinjve, u gjetën prova se personat në fjalë ishin rrëmbyer me një mjet tip “Mercedes-Benz”. Makina që mori Thodhorin dhe Sulovarin ishte me targa greke të vjedhura në Greqi.
Kanë kaluar 10 muaj nga zhdukje e dy personave, por që ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre, teksa dyshohet se pas rrëmbimit personat në fjalë janë varë dhe groposur.
[caption id="attachment_771065" align="alignnone" width="765"] Dy te zhdukurit ne Sarande[/caption]
Sherri për një vajzë do përfundonte me vdekjen e një 18-vjeari në Tiranë. Stiven Toshkesi u vra me thikë mbrëmjen e 17 prillit nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin përplasur edhe më parë me Stiven Toshkesin. Ata ishin përplasur edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 17 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.
[caption id="attachment_771066" align="alignnone" width="640"] Foto nga vendi i ngjarjes - viktima Stiven Toshkesi[/caption]
Dy ditë më parë një tjetër ngjarje e rëndë do të shënohej në Shëngjin. Biznesmeni Ardian Nikulaj më 19 prill do të ekzekutohej brenda lokalit të tij. Nikulaj ishte ulur në një tavolinë, ku autori me skafandër në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent shkoi përballë dhe e qëlloi 7 herë më armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
5 persona bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të planifikuar dhe më pas kanë ekzekutuar planin për të vrarë Nikulajn. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, ndërsa 4 britanikët të tjerë kishin rolin e vëzhguesit. Ardian Nikulaj dyshohet se është vrarë me porosi të Edmond Haxhisë. Edmond Haxhia është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.
[gallery columns="2" size="large" ids="771067,771068"]
Një përplasje në rrjetet sociale mes disa adoleshentëve do të çonte në një ngjarje të përgjakshme më 17 maj në Gramsh, ku do vritej me thikë në zemër një 16-vjeçar dhe do mbetej i plagosur kushëriri i tij, Marko Lici 15 vjeç.
16-vjeçari Fatjon Bici ishte në shkollë dhe kur ka dalë nga mësimi ka parë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Gjatë përplasjes me 4 bashkëmoshatarët ai ka marrë disa goditje me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën.
[caption id="attachment_771069" align="alignnone" width="350"] Viktima Fatjon Bici[/caption]
Maji i përgjakshëm do të ndiqej nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku një 58-vjeçar në Elbasan do të masakronte me sëpatë kunatën e tij. Tafik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas. Ajo që e bën edhe më tronditëse këtë ngjarje është se pas krimit të rëndë, autori me sëpatë në dhe me duart me gjak doli në rrugë.
Para togave të zeza ai është shprehur se kishte konflikt me Alma Qevanin, pasi kjo e fundit nuk lejonte motrën e saj dhe bashkëshorten e 58-vjeçarit që të shkonte në banesën e tij.
[caption id="attachment_771070" align="alignnone" width="640"] Autori Tafik Tashi[/caption]
Arjan Gosa ishte duke pirë kafe në një lokal në Kavajë më 21 maj duke mos e ditur se ajo do të ishte e fundit për të. Gosa po konsumonte kafe me të atin, ku një person iu afrua dhe e qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Vrasja ndodhi për arsye hakmarrje. Rikujtojmë edhe një herë vrasjen e Arjan Gosë, i cili u konfliktua me Arjan Rexhën dhe për pasojë mbetën të dy të vrarë. Habi Rexha, vëllai i Arjan Rexhës vrau Arjan Gosën me plumb në kokë.
Pasi kreu vrasjen Habib Rexha publikoi një video, ku shihej krah babait të tij dhe u shpreh se do të dorëzohej në polici me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.
[caption id="attachment_771071" align="alignnone" width="763"] Pamje nga vendi i ngarjes dhe viktima[/caption]
Më 20 qershor Policia e Shtetit do të kryente një kontroll të befasishëm në kampin e Muxhahedinwve në Manzë të Durrësit. Kontrolli u krye me urdhër të SPAK pasi dyshohej se në kampin e MEK kryeheshin veprime që binin ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare.
Kontrollet u shoqëruan me incidente dhe përplasje, ndërsa një person ndërroi jetë nga një atak në zemër ditën që policia ushtronte kontrollet.
[caption id="attachment_771072" align="alignnone" width="634"] Foto gjate kontrolleve te policise ne Kapin e MEK[/caption]
Gjokë Gura dhe Eduard Gurra do të ekzektoheshin më 29 qershor në një zonë të pyllëzuar në fshatin e Njësisë Pult në Dukagjin. Dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre që i kishte rënë zjarri dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash automatiku, duke i lënë të vdekur në vend. Edhe pse ngjarja nuk është zbardhur dhe nuk ka një autor për krimin, dyshohet se Eduart Gurra dhe Gjokë Gurra ish-polic, dyshohet se ky i fundit i kishte dhënë policisë informacion lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin.
[caption id="attachment_771075" align="alignnone" width="1024"] Babe e bir, Gjoke dhe Eduart Gurra[/caption]
Përplasja mes grupeve kriminale dhe larja e hesapeve do të bënte që shtëpia e Gentjan Bejtjas më 4 korrik të qëllohej me breshëri kallashnikovi. Edhe pse kërkonin "kokën" e Bejtjas, breshëria e plumbave i mori jetën kunatit të Gentjan Bejtjas, Ramazan Sinos, 29 vjeç dhe mbeti i plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja 13 vjeç.
Shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Gentjan Bejtja, një person me precedent penal, që u ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera, një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2022, ku u plagos në krah. Policia atë kohë gjeti një makinë të djegur në zonën e Lapidarit në Tapizë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u gjetën 3 kallashnikovë.
[gallery columns="2" size="large" ids="771118,771119"]
Me shkopinj, gome bejsbolli dhe me pistoleta me vete, disa persona të fisit Rraja, të afërm të ish-deputetit Rrahman Rraja mësyjnë në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë për të dhunuar barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, Bilbil dhe Jashar Maja.
Si të pashpirtë ata dhunuan në mënyrë barbare dy kushërinjtë Maja, pasi këta të fundit kishin bërë ankesë në polici se shpërthimet e pakontrolluara në guroren në pronësi të Përparim Rrajës po u shkatërronte banesat. Kushërinjtë e fisit Maja ishin në një lokal ku po bisedonin pikërisht për shqetësimin kur të "fortët" Rraja hynë në lokal dhe i dhunuan me sende të forta.
I përfshirë në këtë ngjarje ishte dhe Rexhep Rraja, djali i deputeti Rrahman Rraja, i cili pas ngjarjes dha dorëheqje duke thënë se ndihej i turpëruar nga fëmija i tij, teksa u kërkoi falje qytetarëve që e kishin votuar dhe kolegëve të grupit parlamentar.
[caption id="attachment_771121" align="alignnone" width="570"] Dhuna barbare e fisit Rraja ndaj vellezerve Maja[/caption]
Pas dhunës barbare në Krujë, opinioni publik do të përballej me një tjetër ngjarje të rëndë, këtë herë Lezhë, ku Nikolin Lekstakaj u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga dyqani. 42-vjeçari u qëllua me 5 plumba nga persona të paidentifikuar sapo doli nga dyqani me një pije freskuese në dorë. Atë e kapën 4 plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima i kishte shpëtuar edhe një atentati në vitin 2012, ku një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj asokohe nuk u dëmtua. Dyshohet se atentati ka ndodhur për hakmarrje. Lekstakajt janë në hakmarrje me fisin Nikulaj dhe "gjaku" mes dy fiseve derdhet që në 1997, u konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Pas një debati për furnizimin e makinës me karburant një anëtar i fisit Lekstakaj qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur një anëtarë të familjes Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes.
[caption id="attachment_771123" align="alignnone" width="754"] Foto nga vendi i ngjarjes - viktima Nikolin Lekstakaj[/caption]
Krimi në familje do të trondiste edhe një herë tjetër Shqipërinë, ku në Maliq të Korçës, Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten e tij. 55-vjeçari vrau bashkëshorten Luiza Mullari për arsye xhelozie dhe më pas trupin e saj e në një gropë me ujëra të zeza.
Çifti ishte në proces divorci, ndërsa viktima kishte urdhër mbrojtje. Ngjarja ndodhi më 29 korrik, policia u vu në kërkim të autorit, i cili u gjet i vetëvrarë një ditë pas krimit të rëndë. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve 46-vjeçarja jetonte me vajzat në Greqi, ndërsa Gjergj Mullalli me djalin jetonin në Maliq.
[caption id="attachment_771124" align="alignnone" width="750"] Ne foto/ Autori Gjergj Mullalli dhe viktima Luiza Mullalli[/caption]
Maliqi duket se nuk do të gjente qetësi gjatë verës së 2023, pasi një tjetër ngjarje e rëndë u shënua më 12 gusht. Ramiz Muçollari 62 vjeç plagosi me thikë në kokë të birin 27-vjeçar dhe ka goditur me levë gruan e tij Pëllumbesha Muçollarin.
Pasi policia mori njoftimin, Muçollari u ngujua me familjen brenda në banesë, teksa autori ishte i armatosur. Nën presionin e policisë për tu dorëzuar, Ramiz Muçolari hapi zjarr ndaj policisë. Pas 8 orësh RENEA u fut në banesën e 62-vjeçarit ku ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve. Ata janë detyruar ta qëllojnë dhe Muçollari, i cili mbeti i vdekur në vend. Autori vuante nga problemet e shëndetit mendorë dhe një ditë para ngjarjes kishte marrë mjekime.
[caption id="attachment_771127" align="alignnone" width="599"] Foto nga aksioni i policise ne banesen e 62-vjeçarit[/caption]
Marsela Pushani 40 vjeçe, me profesion mësuese vrau motrën e saj 37-vjeçe, Amanda Pushanin. Dyshohet se Pushani vrau të motrën në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ajo e fundit, e cila ishte e alkoolizuar e kishte kërcënuar me thikë se do ta vriste.
Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se 40-vjeçarja, por edhe nëna e saj kanë tentuar ta fshehin ngjarjen, pasi e kanë raportuar vdekjen si natyrale, ndërsa ekspertiza ligjore zbuloi se 37-vjeçarja humbi jetën nga goditjet e thikës nga motra e saj.
[caption id="attachment_771132" align="alignnone" width="800"] Viktima Amanda Pushani dhe Marsela Pushani[/caption]
Një tjetër ngjarje tronditëse do të shënohej në vend, ku i biri 23-vjeçar do të vriste me tritol babain e tij në Selenicë. Mato Glluçaj vendosi tritol në sobën me gaz dhe në momentin që i ati, Durmish Glluçaj, doli në oborr soba shpërtheu. Si pasojë 56-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe rrugës për në spital gjeti vdekjen.
Policia e Vlorës një ditë pas vdekjes së 56-vjeçarit bëri zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nga hetimet rezultoi se 23-vjeçari kishte kryer shpërthim të telekomanduar ndaj të atit. I riu para togave të zeza tha se shkak ishte bërë dhuna e vazhdueshme që ushtronte babai ndaj tij.
[caption id="attachment_771133" align="alignnone" width="640"] Mato Glluçaj - foto nga arrestimi[/caption]
Vrasjet mes bandave do të ktheheshin në Vlorë, ku mbrëmjen 10 shtatorit u ekzekutua 41-vjeçari Leart Lekaj (Kekaj). Autori ka qëlluar me armë drejt Laert Kekës, i cili ishte duke lëvizur me motor. Nga të shtënat me armë 41-vjeçari ka marrë plagë dhe është rrëzuar nga motori. Ashtu i plagosur ai është ngritur në këmbë ka ecur 100 metra dhe më pas autorët e kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur.
Viktima që u qëllua me breshëri plumbash, Leart Kekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai ka kryer 10 vite burg pasi në vitin 2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist, te cilin më pas e ka vrarë. Po ashtu në vitin 2005, Kekaj ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.
[caption id="attachment_771135" align="alignnone" width="667"] Viktima Leart Lekaj[/caption]
Atentatet do ta vazhdonin në vend, pasi orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit do të ekzekutohej me breshëri Fatjon Dervishi, nipi i Rexhep Arapit, i njohur si “Kep Arapi” apo “Arapi i Sukthit”. Dervishi u qëllua me breshëri plumbash nga një armë automatike. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku që ishte në makinë fatmirësisht
Viktima kishte ndryshuar edhe emrin, nga Fatjon Dervishi në Ton Dervishi. Por, njihej edhe me emrin Toni Margen. Policia dyshon se kjo vrasje zanafillën e ka tek e shkuara kriminale e vëllait të viktimës, Farbardh Dervishi, i cili mban edhe mbiemrin Doda dhe aktualisht ndodhet në burg, pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e drogës.
[caption id="attachment_771137" align="alignnone" width="594"] Viktima dhe foto nga vendi i ngjarjes[/caption]
Duket se vrasjet s'do kishin të ndalur gjatë muajit shtator. Pas vrasjes së Fatjon Dervishit, po atë ditë 27 shtator, do të ekzekutohej me breshëri plumbash Zef Guri 73-vjeç dhe do të mbetej i plagosur djali i tij, Gjin Guri. Vrasja u krye për motiv shfrytëzimin e hapësirave pyjore.
Për ngjarjen u shpall në kërkim Gjovalin Guri që e kishte xhaxha 73-vjeçarin që humbi jetën dhe plagosi kushëririn e tij. I dyshuari mohoi akuzat duke thënë se prej 12 vitesh nuk merret më me shfrytëzimin e pyllit.
[caption id="attachment_771142" align="alignnone" width="798"] Foto nga vendi ku ndodhi ngjajra[/caption]
Martin Bardhi u ekzekutua më 29 shtator në Rrëshen. Dy persona qëlluan me armë zjarri Martin Bardhin vetëm pak larg komisariatit të kryeqytetit. Autorët, synimi i të cilëve ishte të vrisnin Martin Bardhin dhe kjo nuk i pengoi ata që të qëllonin me breshëri për të ekzekutuar "shënjestrën". Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe tre qytetarë të tjerë që ishin duke pirë kafe në lokalin e viktimë, pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Të plagosur nga ngjarja mbetën kushëriri i viktimës Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku. Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i vrasjes, pasi së bashku me të birin, Martin Bardhi qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa Bardhi u vu në pranga.
[caption id="attachment_771156" align="alignnone" width="1024"] Viktima Martin Bardhi[/caption]
40 vjeçari Eno Nikulaj do të ekzekutohej më 2 dhjetor. Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u vra më 19 prill, u ekzekutua te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar teksa po lëvizte me një automjet tip foristradë. Pas atentatit, ata janë larguar autorët me një makinë që rezulton e vjedhur në Tiranë, konkretisht me targa AB138HT. Edhe kjo ngjarje ashtu si edhe të mëparshmet dyshohet për hakmarrje mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.
[caption id="attachment_771157" align="alignnone" width="753"] Eno Nikulaj dhe foto nga vendi ku u ekzekutua[/caption]
Një ngjarje e padëgjuar në 31 vitet e fundit në Shqipëri u shënua më 15 dhjetor. Brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin u krye vrasje me armë zjarri. Sokol Mjacaj vrau me armë zjarrin Arben Lleshin si dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mjacaj në rrethana të paqarta kishte arritur të siguronte armën e zjarrit me të cilën kreu edhe vrasjen.
Pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Peqin u arrestuan 12 zyrtarë, mes tyre drejtori i burgut, shefi i sigurisë, ish shefi i sigurisë dhe gardianë. Pas disa hetimeve policia arrestoi dhe Indrit Shqaqjan, i cili dyshohet se ka ndihmuar Lleshin për të kryer vrasjen e Mjacajt. Lleshi dhe Mjacaj ndodheshin në burgin e sigurisë së lartë në Peqin, të dy të dënuar përjetë.
[caption id="attachment_771160" align="alignnone" width="1024"] Sokol Mjacaj - Arben Lleshi[/caption]
Disa nga arrestimet e bujshme gjatë 2023
2023 numëroi disa vrasje të rënda, por gjithashtu janë arrestuar persona të rëndësishëm të botës së krimit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me ndërkombëtarët zbardhën bisedat e grupeve kriminale në "Sky Ecc". Nga zbardhja e bisedave ranë në pranga ish-drejtori i Policisë Tiranë, Erzen Breçani, së bashku me djalin e tij të madh, Eralb Breçani. Po ashtu u arrestua Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedë Gjoni.
Personat në fjalë akuzohen si bashkëpunëtorë të një grupi kriminal për trafikimin e drogës dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen.
Nga bisedat në “Sky Ecc” ka dalë se Dedan Gjoni ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Rexhep Rapit, për të vrarë Xhevdet Plakun, i cili njihet me nofkën “Akili”. Referuar informacioneve të mbledhura nga hetuesit dyshohet se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat Xhevdet Plakun dhe i ka thënë Rexhep Rapit dhe grupit të tij informacion se në çfarë ore do e lironte.
[gallery columns="2" size="large" ids="771161,771162"]
Ish-oficeri Gëzim Çela, ‘baroni’ i drogës me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit është arrestuar në Kosovë. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit antidroge “Flakë në det”, që nisi më 15 gusht të këtij viti, ku në pranga përfunduan shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.
Gëzim Çela deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komplet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë.
Ai ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.
[caption id="attachment_771163" align="alignnone" width="788"] Ish-oficeri Gëzim Çela,[/caption]
Një tjetër arrestim i bujshëm ishte ai i Dritan Rexhepit, bosi i trafikut të drogës, dhe i shpallur në kërkim nga Shqipëria si porositësi dhe vrasësi i Jan Prengës.
Dritan Rexhepi, njihet si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Rexhepi nuk është i shpallur në kërkim vetëm nga Shqipëria. Gjithashtu për të ka urdhër arresti ndërkombëtar nga Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikim droge.
[caption id="attachment_771164" align="alignnone" width="1024"] Foto nga arrestimi i Dritan Rexhepit[/caption]
I shumëkërkuari dhe i cilësuar si person më rrezikshmëri të lartë, Lulzim Berisha është arrestuar nga policia e Spanjës. Berisha u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.
Lul Berisha njihet si kreu i bandës së Durrësit. Ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.
[caption id="attachment_771167" align="alignnone" width="1024"] Lulzim Berisha[/caption]
Në shtator të këtij viti do të arrestohej Artan Tafani, autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir. Tafani më pas u bë i pandehuri i drejtësisë dhe ka zbardhur 19 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme që ishin bërë në vend dhe jashtë vendit.
Artan Tafani zbuloi se shumica e vrasjeve ishin kryer me porosi të Lart Haxhiut dhe bandës së tij, teksa zbuloi edhe 2 linja të trafikut të kokainës jashtë vendit.
Laert Haxhiu arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit. Ai është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.
[caption id="attachment_771168" align="alignnone" width="820"] Artan Tafani - Laert Haxhiu[/caption]
2023 nuk kurseu të pafajshmit
Disa ngjarje të rënda janë shënuar në vend gjatë këtij viti, ku kanë humbur jetën fëmijë të pafajshëm.
Brian Spahiu, 3 vjeç humbi jetën tragjikisht pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare. Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho ishin mjekët që do mjekonin dhëmbët e prishura të Brianit të vogël. Për shkak të shumë dhëmbëve të prishur, fëmijës i është bërë narkozë dhe pas përfundimit të procedurës, fëmija ka shkuar në spitalin pediatri, pa puls. Më pas gjithë kjo ndërhyrje ka rezultuar fatale. Prindërit e vogëlushit bënë padi ndaj klinikës private, duke thënë se djali humbi jetën pasi i ishte dhënë një dozë e lartë narkoze.
[caption id="attachment_771169" align="alignnone" width="784"] Foto nga klinika dhe 3-vjeçari[/caption]
Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në vend, ku një vajzë 30-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj. Nga frika se do të paragjykohej pasi ishte ndarë nga partneri, ajo foshnjën e porsalindur e la në një bodrumin e një pallati në Yzberisht. Kanë qenë banorët që kanë dëgjuar të qarat dhe kanë njoftuar policinë, edhe pse bebeja u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte.