Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Atentate mafioze çdo ditë", Bardhi: Krimi e vrasjet po rrezikojnë jetën e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
"Atentate mafioze çdo ditë", Bardhi: Krimi e vrasjet po

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit si dhe ekzekutimit të ish-policit të burgjeve sot në Fushë-Krujë.

Bardhi shprehet se rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Sipas tij atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Gjithashtu Bardhi thekson se lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve.

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese