Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentat zyrtarit shqiptar në Maqedoni Argëtim Asani. Mediat: Vrasësi vëllai i shoferit të kryetarit të Strugës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3ccea392bbf591886c9552de49502fe6

Mediat në Maqedoni raportojnë se është arrestuar vrasësi i Argëtim Asani. Sipas burimeve jo zyrtare, thuhet se personi është dorëzuar vetë në polici, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vëllain e shoferit të kreut të Komunës së Strugës, Zijadin Zelës.

Policia ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për një konflikt brenda partisë por vrasja është kryer për hakmarrje. 


Partia shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me vrasjen e Argëtim Asanit sot në qytetin e Strugës. BDI ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për konflikt brenda partisë pasi Asani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të kësaj partie. Sipas BDI-së, Asani është propozuar si zëvendësdrejtor i DAP nga partia Demokracia e Re.

“Argëtim Asani është funksionar i propozuar për zëvendësdrejtor i DAP nga Demokracia e Re, parti në koalicion me BDI-në. Argëtim Asani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave lokale ose qendrore të BDI-së” , thuhet në reagim.


Argëtim Asani, zëvendësdrejtor i DAP-it, ka mbetur i vdekur në një atentat. Asani është qëlluar nga disa persona nga një automjet tip ‘’Golf’’ në ngjyrë të zi, në rrugën ‘’Marksi dhe Engeli’’ në Strugë.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, Asani ka ndërruar jetë në spital, ku ka mbërritur i gjallë por nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Argëtim Asani njihet ndryshe edhe me emrin Artan Musliu.

Ditë më parë u vra edhe një funksionar i BDI-së. Xhemail Rexhepi, kandidat për kreun e BDI-së në Kumanovë gjeti vdekjen pas konfliktit me kreun e degës së BDI-së.

LEXO EDHE:VRAU KOLEGUN E TIJ/KREU I BDI KUMANOVE: DUHEJ TE MBRONIM NDERIN TONE

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img