Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentat shqiptarit në Greqi, 34-vjeçari plagoset me tre plumba në bark

Shkruar nga Newsbomb
Atentat shqiptarit në Greqi, 34-vjeçari plagoset me tre plumba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Greqi, në Batabikos, ku një shqiptari i është bërë atentat.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 në një park në zonën e rrugës Sidirokastro. Shqiptari ka qenë duke lëvizur në këmbë, ku autorët nga një mjet e kanë qëlluar 34 vjeçarin tre herë duke i shkaktuar plagë në bark.

I plagosur nga ngjarja ka mbetur Renis Fejzolli. Fatmirëisht vetëm pak pas ngjarjes aty kanë kaluar disa policë dhe shqiptari u ka kërkuar ndimë. Ndihma e parë e policëve ka rezultuar shpëtimtare për 34-vjeçarin. I riu ndodhet në spitalin “Georgios Gennimatas” nën kontrollin e mjekëve.

Policia vijon hetimin për identifikimin e autorëve, teksa bëhet me dije se i plagosuri nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Renis Fejzolli në 2019 ka qenë i dënuar për trafikim droge.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese