Hapësire reklamuese

Politikë

“Atentat politik dhe i pabesë”, Noka për sulmin e Berishës: E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit për tre qëllime

Shkruar nga Newsbomb
“Atentat politik dhe i pabesë”, Noka për sulmin e

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës në protesëtn e sotme të opozitës, duke e cilësuar si një atentat politik.

Në një deklaratë për mediet, Noka akuzoi  si organizatorë të sulmit kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e AMP-së Ardi Veliu.

Sipas tij plan i qeverisë ishte acarimi i simpatizantëve të PD-së dhe shkaktimi i dhunës gjatë protestës, për ta paraqitur opozitën si një forcë antievropiane dhe të dhunshme.

Deklarata e plotë e Nokës:

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit.

E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

Dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, siç e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzënë shqiptarët nga shtëpitë e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunën fizike kërkon te hakmerret ndaj opozites. Llogaritë i ka bërë gabim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll