Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një makine në lëvizje

Shkruar nga Newsbomb

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Kryeqendra e Veriut është tronditur nga breshëria e plumbave që është derdhur drejt një mjeti "Citroën" me targa AB115BA, i cili rezulton në pronësi të shtetasit S.B.

Ekipet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe autorët e këtij sulmi me armë në "Xhabije".

Makina drejt se ciles eshte qelluar me arme ne Shkoder Makina drejt se ciles eshte qelluar me arme ne Shkoder

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka viktima apo persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në mjetin që është qëlluar me breshëri plumbash. Zona në hyrje të qytetit është rrethuar me shirita "skenë krimi".

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në zonën e "Xhabijes" ka pasur një fluks të lartë qytetarësh që lëvizin në këmbë dhe atyre që qarkullojnë me mjete, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, shkruan newsbomb.al.

Pamje nga atentati ne Shkoder, makina drejt se ciles eshte qelluar Pamje nga atentati ne Shkoder, makina drejt se ciles eshte qelluar

Autori/rët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga Shkodra dhe në rrugë ka prezencë të lartë policore dhe pika kontrolli. Edhe vetë drejtuesi i Policisë së Qarkut, Edmond Sulaj ka mbërritur pranë mjetit ndaj të cilit është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Shtetasi S.B i cili rezulton pronar i "Citroenit C3" ngjyrë e zezë, nuk ka rekorde policore dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për ndonjë konflikt të ditëve të fundit.

Pamje nga atentati ne Shkoder, makina drejt se ciles eshte qelluar Pamje nga atentati ne Shkoder, makina drejt se ciles eshte qelluar

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese