Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Atentat në Malësi të Madhe, breshëri plumbash drejt makinës në lëvizje, shoferi ndërron jetë në spital (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, pasi i është bërë një atentat teksa ai lëvizte me makinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.50 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar me breshëri plumbash, të cilat fatkeqësisht i kanë marrë dhe jetën. Sokol Çelaj është transportuar në spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img