Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat në Durrës, vritet në zonën e ish-kënetës 31 vjeçari nga Laçi, po luante bixhoz

Shkruar nga Newsbomb

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Durrësit, ku sipas policisë, ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur dy të tjerë. Viktima, sipas policisë është i moshës, 31 vjeçare dhe nga Laçi, por u vra në zonën e ish-kënetës, dhe ka inicialet D.H. Ndërkohë, policia thotë se ai ishte duke luajtur me letra me dy të plagosurit e tjerë që jane transportuar në spitalin e Durrësit. I riu nga Laçi ishte banor i ish kënetës dhe policia thotë se mes atentatorëve dhe tij ka pasur një konflikt verbal. Ndërkohë nga spitali i Durrësit mësohet se Arnold Velaj eshtë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit Arnold Veliaj dhe Alfons Ismaili janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës dhe raportohet se viktima është banori në këtë zonë. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe shkaqet e vrasjes. Mësohet se viktima dhe dy personat e plagosur kanë qenë duke luajtur bixhoz së bashku. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lokal. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur por mësohet se ishte me origjinë nga Laçi dhe banues në zonën e ish-kënetës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.