Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat në Durrës, breshëri plumbash mbi 37-vjeçarin nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr mbi një automjet me qëllim ekzekutimin e shoferit, shtetasin A.H. 37 vjeç, por që ka arritur t’i shpëtojë plumbave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar.

Më datë 17.08.2016, rreth mbrëmjes, në fshatin Rrotull, Durrës, dy persona të paindentifikuar, të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit tip Volzvagen Tuarekë me targa AA 006 ML,me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi I mësipërm ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, I cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull.

Fatmirësisht, shtetasi në fjalë nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22  dhe 278/2 të Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll