Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat me tritol në Unazë, makina shpërthen në lëvizje brenda autostradës, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Atentat me tritol në Unazë, makina shpërthen në lëvizje

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e Selitës. Paraprakisht, bëhet me dije se një mjet ka shpëthyer teksa ka qenë ën lëvizje në autostradë.

Ka qenë një mjet "Mazda" ku udhëtonin shoferi dhe një person tjetër që ka shpërthyer në ecje, pasi ka pasur të montuar në pjesën e poshtme të saj një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol. Për pasojë, të dy personat që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur.

Newsbomb.al mëson se dy personat që kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje janë Mikel Harizaj 42 vjeç dhe Serino Dume 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të premteje dhe këtë e ka konfirmuar dhe Policia e Tiranës. Dy personat e plagosur ndodhen në spital dhe po marrin mjekim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll