Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, një person qëllohet me shufër hekuri dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes të rinjve në Vlorë, një person qëllohet me

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grabjan të Vlorës.

Mësohet se për motive të dobëta janë konfliktuar 28 vjeçari E.B dhe 21 vjeçari G.R, me këtë të fundit që është qëlluar me shufër hekuri dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka shoqëruar në komisariat 28 vjeçarin E.B dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll