Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Atentat me armë zjarri në Sukth, kush është 48-vjeçari që u ekzekutua, i proceduar më parë për drogë (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qendër të Sukthit, ku iu bë atentat një 48-vjeçari, i cili ndërroi jetë.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç. Autorët kanë qëlluar dy herë me armë zjarri të riun. Ai edhe pse është dërguar menjëherë në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Arben Mërkuri (Ismaili) është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë i proceduar më parë në fushën e narkotikëve dhe dyshohet se edhe ngjarja e sotme ka pikërisht të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç. Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Më shumë