Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentat me armë zjarri në Shkodër, 2 vëllezërit plagosen teksa udhëtonin me makinë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9ba8f9b02851af2a8a0663cb20c8561f

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Raportohet se janë plagosur 2 vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se njëri prej tyre ka marrë plumb në krah dhe tjetri në këmbë, ndërkohë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img