Hapësire reklamuese

Bota

Atentat diplomates italiane në Athinë, i shpërthen automjeti, gjendet bombë molotov e vendosur në...

Shkruar nga Newsbomb
Atentat diplomates italiane në Athinë, i shpërthen automjeti,

Automjeti i Këshilltarës së parë të Ambasadës italiane në Athinë, Susanna Schlein, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave vendase mësohet se atentati ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit për të neutralizuar flakët, ndërkohë gjatë kontollit në mjetin afër automjetit të Schlein u gjet një bombë molotov.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila u shpreh e shqetësuar mbi atë që kishte ndodhur.

"I shpreh afërsinë time personale dhe të qeverisë italiane Këshilltares së Parë të Ambasadës Italiane në Athinë, Susanna Schlein, dhe shqetësimin tim të thellë për sulmin që e goditi, ndoshta me origjinë anarkiste. Unë po e ndjek me vëmendjen më të madhe ngjarjen, edhe nëpërmjet ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, i cili po viziton sot Athinën," tha Meloni.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll