
Faksimile e njoftimit të bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban / Hashtag.al
Komisioni i Prokurimeve në ministri i ka skualifikuar këto dy kompani pikërisht pse kishin paraqitur një ofertë të ulët.
Fituese e tenderit u shpall kompania ‘Atelier-4’ në pronësi të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi.
‘Atelier-4’ njohu rritjen e saj gjatë kohës që Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pas zgjedhjes së Edi Ramës kryeministër, vëllezërit Eftimi dhe kompania e tyre kanë monopolin e projekteve të rëndësishme urbane në Shqipëri.
Kompania e tyre dhe/ose studio të varura prej saj, rezulton se kanë fituar thuajse të gjithë tenderët dhe konkurset e projektimeve të konceptuar nga qeveria, duke përthithur pjesën dërrmuese të miliardave që u dedikohen këtyre projekteve.