Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e Safet Gjicit, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Ajo kërkoi heqjen e masës së sigurisë "Arrest shtëpie", por seanca u shty për një datë tjetër.
E shoqëruar nga një patrullë policie, e cila ka detyrim shoqërimin e kësaj shtetaseje nga shtëpia në gjykatë dhe anasjelltas për sa kohë që është në "Arrest shtëpie", Alma Kaçi nuk nguroi të "kapej" me gazetarët që e prisnin në rrugë.
Alma Kaçi: Hapu! Mirë ato, po ju i keqinterpretoni lajmet
Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?
Alma Kaçi: Çfarë lypa?! Atë që lypni ju këtu
© Te drejtat e pamjeve nga RTV ORA
Menjëherë pas publikimit të video-skandalit të regjistruar në zyrën e Safet Gjicit, mes këtij të fundit dhe Alma Kaçit, kryebashkiaku i Kukësit dha dorëheqjen dhe tashmë ndodhet në qeli pasi SPAK dyshon se ai do të favorizonte Kaçin për një tender.
Nën hetim është dhe vetë kjo shtetase, por për shkak se ka një fëmijë të mitur, Alma Kaçi është lënë në masë sigurie më të butë.