Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Atë gishtin fute...”, Roza debat me Julin: Strategjinë e ke shumë gropë

Shkruar nga Newsbomb
“Atë gishtin fute...”, Roza debat me Julin: Strategjinë e
Një debat i ashpër me fjalë banale është zhvilluar sot në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Juli dhe Roza kanë debatuar, duke  ofenduar rëndë njëri-tjetrin. Moderatorja ka akuzuar Julin se ky i fundit nuk di të bëjë lojë dhe se po përdorë një strategji që nuk e çon askund “strategji gropë”, sipas Rozës. Juli i është përgjigjur Rozës duke thënë se nuk ka strategji fare. Ndërkaq  në një moment duke u larguar nga dhoma ku ndodhej Roza, Juli ka ngritur gishtin e dorës. Roza thotë se Juli ngriti gishtin e mesit, por ai e mohon diçka të tillë. Juli tha se akuza e Rozës është e pavërtetë dhe se ajo di veç të shpifë. Pjesë nga debati: Roza: O Juli strategjinë e ke shumë gropë. Juli: Unë s’kam fare. Roza: Atë gishtin fute diku ku të leverdis ty. Juli: Nuk është e vërtetë. Roza: Jo lali ke ngrit atë të mesit. E pashë shumë kirë. Mohoje sa të duash, por ti tregon edukatën tënde. Juli: Nuk është e vërtetë. Ti po shpif. © Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese