Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri” – Sot lumturimi i Nënë Terezës

Shkruar nga Newsbomb

19 tetori është dita e Lumturimit të Nënë Terezës, dhe në Shqipëri është shpallur Festë Kombëtare. Anjeze Gonxhe Bojaxhi, u nda nga jeta në 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë dhe prehet në selinë e Urdhërit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta. 

Sot, mbushen 12 vjet nga Lumturimi i saj, kur në 19 tetor 2003 u lumturua në Vatikan nga Gjon Pali II. U njoh se ishte shqiptare në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe. Kur mori çmimin dhe u pyet për origjinën e saj deklaroi se kishte lindur në Shkup, ishtge shkolluar në Londër dhe jetonte në Kalkutë. “Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri” deklaroi Anjese Gonxhe Bojaxhiu.

Vjen në Shqipëri për herë të parë në 1991 dhe hapi shtëpinë e bamirësisë në Tiranë. Misionarët e Nënë Terezës gjatë viteve u zgjeruan në gjithë botën.

Në Shqipëri, aeroporti i vetëm në vend, mban emrin e humanistes së madhe me origjinë Shqiptare.

Nënë Tereza lindi në Shkup në 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeç u bë kandidate e motrave të Loretos, me mision humanitar në Indi. Ishte vajza e tretë e Nikollë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiut nga Gjakova. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll