Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë ku ka humbur jetën një 45 vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi me ininciale P.K, në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, rreth orës 16:25, teksa ishte duke qarkulluar me motomjetin e tij për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Dyshohet se 45-vjeçari ka humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.
Ndërkohë, pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Njoftimi i plotë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.
Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.