Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ata rrethuan lokalin”, RENEA arreston në Lungomare Edison Begajn; u plagos te dera e shtëpisë nga një peson i veshur si polic, tufa me 10-ëshe i shpëtoi jetën

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA kanë bërë të mundur mbrëmjen e sotme arrestimin e Edison Begajt. 38-vjeçari mbeti i plagosur më 29 maj në Vlorë, pasi u qëllua te dera e shtëpisë nga një person i cili ishte i veshur si polic.

LEXO EDHE: Me uniformë policie dhe maskë të zezë, del VIDEO: Momenti kur qëllohet Edison Begaj në Vlorë, dy fëmijët e mitur të shokuar brenda makinës

Burime për mediat bëjnë me dije se Njësia Operacionale kishte ditë që e vëzhgonte dhe monitoronte Begajn. Ata prej disa ditësh ishin pozicionuar në Vlorë në Lungomare pas urdhrit të Ardi Veliut që duhet të mbanin në vëzhgim persona të rrezikshëm dhe me precedentë penalë.

Edison begaj ishte prej ditësh në mbikqyrje nga policia, deri sot në momentin e arrestimit të tij. Forcat e policisë rrethuan lokalin dhe bënë të mundur arrestimin e Edison Begajt. Ai u kap me armë zjarri me vete.

Mësohet deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Në rrugët e qytetit bregdetar po patrullojnë një numër i madh automjetesh të Policisë. Për momentin nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me këtë operacion të Forcave RENEA.

Përveç Vlorës, operacione të befasishme po zhvillohen edhe në Lushnjë, Fier, Elbasan dhe Durrës, aty ku janë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokalin e Plarent Dervishajt, pasi dyshohej se kishte eksponentë kriminalë.

Lexo edhe: Pas Vlorës, RENEA ndalon super Cadillakun me xhama të zinj në Elbasan, dyshohet për armë dhe drogë (FOTO)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll