Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Ata që s’kalojnë vettingun të pezullohen direkt”, Rama denoncon gjyqtaren: Ka bllokuar projektin për Teatrin e Kukullave, SPAK ta thërrasë sot

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të premte në një konferencë të papritur për shtyp. Ai po njofton një vendim të rëndësishëm, për hapjen e një procesi që ai e quan “procesi i Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë”. Ky proces synon që të marrë mendimin e të gjithë shqiptarëve për disa çështje strategjike.

Rama ka pyetur shqiptarët nëse duhen që gjyqtarët dhe prokurorët që dalin që kanë probleme të shkarkohen direkt, pa vonesa.

Rama solli edhe shembullin e një gjyqtare që pronën ku do ndërtohej Teatri i Kukullave e ka kaluar në pronë të një privati, një javë para se të shkarkohej zyrtarisht nga Vettingu, madje kryeministri i ka bërë thirrje SPAK që këtë gjyqtare dhe të tjerë që janë shkarkuar se kanë pasur probleme me pasurinë të thirren urgjentisht dhe të japin sqarime.

“Problematika tjetër është që nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarët dhe prokuorrët që nuk e kanë kalur vetingun e duhet të pezullohen në vend. Kemi pasur disa raste flagrante në kohë, që nga raste të rishikimit të dënimit të monstave.

Po ju jap një rast, angazhohet qeveria e Shipërisë për të ndërtuar qëndrën e fëmijëve me nje Tatër të ri kukullash, përcaktojmë vendin te ish Garada, marrim të dhënat që është e jona e shtetit, e publikut, bëjmë projekt dhe cfarë ndodh në momentin që ne duam të fillojmë punë, del se gjyqtarja ka bërë siguri padie në një person që në të shkuarën  ka humbur të gjitha.

Tani dhe rasti është që gjyqtarja jep këtë  vendim 1 javë para se të largohet nga Vettingu. Kjo gjykatëse duhet të thirret urgjentisht nga SPAK , sot jo nesër. Siç duhen të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vetingun pasi kanë pasur mospërputhje të pasurisë. Dhe keta njerëz duhet të shkojnë para gjyqit sepse kanë grabitur njerëzit duke shitur të drejtat”tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img