Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

“Ata në parlament kujtohen kur hanë shalqinin në pjatë”, Braçe në mbështetje të fermerëve: Po zhytet një ekonomi e tërë, duhen ndihmuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PS Erion Braçe iu është bashkuar sot protestës së fermerëvë në Çermë, për mungesën e tregut. 

Fermerët e kësaj zone kanë gati mijëra kuintalë shalqi për treg, por mungesa e tregut dhe cmimi i ulët me te cilin tregtarët e kërkojnë, 10-12 leke për kg, ka bërë që të protestojnë.

albsig

spring

Braçe i ka bërë thirrje qeverise dhe ministres se Bujqësisë, që të ndërhyjë pasi mekanizmat ekzistojnë qe fermeri të ndihmohet dhe jo të lihet në baltë.

“Një pjesë e atyre që grumbullojnë, ua kanë shitur plehrat më shtrenjtë dhe tani duan t’ua marrin me të lirë. Këta burra kanë pritur me vullnet. Tani pse e ulin cmimin. Ca problemi kanë pikat  e grumbullimit në Divjakë? Kërkesa ka, shihni maunet, kanë kaluar 20-30 trailera. Si shpjegohet se po bie çmimi, pa na përmbysin ekonominë, s’do përbysin rregullat e ekonomisë. Sot këta njerëz janë të falimentuar. Cmimi nga 10 lekë dhe shkon në 8 lekë. Po zhytet nje ekonomi e tërë , që është më e madhja ketu.

Çfarë do hanë? I kemi thirrur turistët, po ca do hanë. Këto tregje diku do furnizohen. Ka një problem të madh te grumbullimi nuk ka fare fatura, nuk pret njeri. Ketyre iu thone hidhe shalqinin ketu dhe cmimi del pas dy ditësh. Po ministria e financave ku është që duhet të kontrolloje gjithë sistemin fiskal, se më ra goja fiskalizoje. Mundi dhe djersa e ketyre njerezve nuk ka vlere. Institucionet e shtetit te vene dore atje, nje pjese e njerezve ne parlament, qeveri kujtohen kur kanë shalqinin në pjatë”,  ndër të tjera Braçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img