Hapësire reklamuese

Politikë

‘Ata janë shitur’, plas debati në studio për Ndrenikën dhe Tinka Kurtin: Ç’i duan lekët ata? Turp të akuzosh një gjyshe 80-vjeçe që ka marrë lekë

Shkruar nga Newsbomb
‘Ata janë shitur’, plas debati në studio për

Në studion e “Open” ka agravuar debati mes numrit dy të PS, Taulant Balla dhe analistit Andi Bushati, lidhur me figurat që kanë marrë pjesë në spotin elektoral të PS, konkretisht Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti.

Bushati ka thënë se ata janë shitur, ndërsa Balla i është përgjigjur i revoltuar, duke i thënë se çdokush ka të drejtë të ketë bindjet e tij politike.

Ai e cilësoi këtë akuzë të Bushatit një turp të madh për figurën që përfaqësojnë Ndrenika dhe Kurti.

Bushati: Një njeri që ka pranuar zgjedhjet e 1996, ka qenë deputet i 1996 dhe ka votuar Berishën në 1997, shitet dhe blihet kur të dojë.

Balla: Ç’i do lekët ai mo?

Bushati: Të gjithë i duan lekët mo pse vetëm ju i doni lekët?

Balla: Ore ç’i do Robert Ndrenika lekët. Artist populli burri botës, ka të drejtë të jetë më këdo parti, të ketë bindjen e vetë. Ai edhe na kritikon ne, por thotë që kjo është qeveria e duhur për Shqipërinë. Të thuash që një familje e djathtë si Tinka Kurti, shitet dhe blihet për një spot...

Bushati: Ata që ka hedhur Berisha në kosh në 1997 kanë dalë të mbrojnë sot Edi Ramën, ju ka ngelur t’ju mbrojnë fosilet e Berishës.

Balla: Më vjen neveri të akuzosh njerëz në punë të vetë 80 vjeç që kanë të drejtë të marrin pjesë në tubim politik, mund të më akuzojë mua që më ka këtu, por jo një gjyshe 80-vjeçare që ka marë lekët për spotin e PS.

Bushati: Janë fosilet e Berishës në 1997.

Balla: E vetmja fosile është Berisha. Nuk kemi të drejtë t’i marrim nëpër gojë.

Bushati: Çdo njeri që del në fushatë është i komentueshëm, nuk mund t’i themi kriminelë, por mund ta komentojmë. Me Çiljetën jeni tallur gjithmonë dhe e morët prapë.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.