Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Astronomët zbulojnë ekzoplanetin e parë jashtë galaktikës sonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një planet i mundshëm sa madhësia e Saturnit, mund të jetë ekzoplaneti (planet përtej sistemit tonë diellor) i parë që do të zbulohet jashtë Rrugës së Qumështit.

Zbulimi mundëson një hapsirë të re për të kërkuar planete që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë.

Edhe pse deri më tani janë zbuluar afro 5000 ekzoplanetë, të gjithë janë në galaktikën e Rrugës së Qumështit – pak më larg se rreth 3000 vite dritë nga Toka.

Një ekzoplanet në galaktikën spirale Messier 51 (M51) – i quajtur edhe galaktika “Whirlpool” për shkak të formës së saj të veçantë – do të ishte rreth 28 milion vite dritë larg.

Shkencëtarët e zbuluan atë duke përdorur Observatorin e NASA-s me rreze X Chandra, duke kërkuar për një rënie karakteristike në shkëlqimin e rrezeve X të shkaktuar nga kalimi i një planeti përpara binarit të rrezeve X.

Ata vlerësojnë se kandidati për ekzoplanet është afërsisht sa madhësia e Saturnit dhe rrotullohet rreth yllit neutron ose vrimës së zezë në rreth dyfishin e distancës së Saturnit nga Dielli – afërsisht ekuivalente me orbitën e Uranit.

Nëse një planet ekziston vërtet në këtë sistem, ka të ngjarë të ketë përjetuar një të kaluar të dhunshme. Çdo ekzoplanet në sistem do t’i duhej t’i mbijetonte shpërthimit kataklizmik të supernovës që krijoi yllin neutron ose vrimën e zezë nga një yll ekzistues më parë. E ardhmja mund të jetë gjithashtu e rrezikshme, pasi në një moment ylli shoqërues gjithashtu mund të shpërthejë duke lëshuar nivele jashtëzakonisht të larta rrezatimi.

Më shumë




spot_img








spot_img