Hapësire reklamuese

Politikë

Astrit Patozi prezanton koordinatorin e Bindjes Demokratike në Elbasan: Jurist, politikan i ri që synon të kontribuojë për qytetin

Shkruar nga Newsbomb
Erjon Murataj

Koordinatori i përgjithshëm i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka prezantuar përfaqësuesin e partisë së tij për qarkun e Elbasanit.

Ai është Erjon Murataj, me profesion jurist dhe një politikan i ri, por me ambicie.

“Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt”, shkruan për të Astrit Patozi.

Shënimi i plotë

ERJON MURATAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR ELBASANIN

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.

Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu