Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Astrit Patozi prezanton kandidaten e ‘Bindjes’ për Tiranën, ja kush është gazetarja e njohur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a806f991db8481772abefcf4b8f15847

Gazetarja e njohur Mirela Oktrova do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputete e Bindjes Demokratike në Tiranë,

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj force, Astrit Patozi, i cili shkruan përmes postimit në Facebook se Oktrova është gruaja e parë kandidate e Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.

Patozi shprehet se Mirela Oktrova me një karrierë të gjatë prej 30 vitesh në media, si dhe reportere gjatë luftës së Kosovës, do të jetë zëri dhe angazhimi i saj në këtë parti, pse jo dhe përfaqësimi i zërit të grave në parlament.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

MIRELA OKTROVA,

NJË TJETËR PERSONALITET PUBLIK QË I BASHKOHET EKIPIT TË TIRANËS

Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Ëelle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.

Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj.

Më shumë

spot_img
spot_img