Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Astrit Patozi: Opozita u ul dje në tryezë duke pranuar gabimet e saj, të njëjtët njerëz që dorëzuan mandatet tani bërtasin për fitore

spot_img

Lajme të ngjashëm

036f7af096689a57a46b43413b5d7125

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, thotë se opozita u ul dje në tyrezën për Reformën Zgjedhore duke pranuar tërthorazi gabimet e saj.

“Opozita jashtë parlamentare është ulur dje në tryezë duke pranuar në mënyrë të tërthotë një gabim të vetin, është ulur që të mos i ndryshojë gjërat”, ka thënë Patozi për Abc News.

Sipas kreut të BD, të njëjtët njerëz që dogjën mandatet parlamentare, pas marrëveshjes bërtasin për fitore.

 “PD dhe LSI kanë bënë vetëvrasje politike. Të njëjtët njerëz që dorëzuan mandatet politike, janë të njëjtët njerëz që bërtasin fitore edhe tani, kjo ka një kosto e cila është në anën e opozitës”, shton ai.

Duke parë qëndrimet e të dy palëve, Patozi thekson se marrëveshja nuk do të sjellë asgjë të re por do të jetë “arnim” i kodit aktual elektoral dhe zgjedhjet e ardhshme sipas tij do të jenë me të njëjtat rregulla.

“Produkti që do të dali nga ajo tryezë do të jetë një arnim i kodit elektoral dhe ne do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla”, ka thënë ndër të tjera Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike.

Më shumë

spot_img