Hapësire reklamuese

Politikë

Astrit Patozi në Kuvend: Tani duhet t’i kërkojmë falje Koço Kokëdhimës

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se situata e krijuar me mbjelljen e hashashit në çdo cep të vendit i ka dhënë të drejtë ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhimës.

Patozi ka theksuar se sot duhet t’i kërkohet falje Kokëdhimës, jo sepse bie dakord me të, por platforma e tij për legalizimin e hashashit do të shkaktonte shumë më pak dëmë se çfarë po ndodh aktualisht.

“Mendoj se tani duhet t’i kërkojmë falje Koço Kokëdhimës, jo sepse jemi dakord më të apo se ai është bërë më interesant, por platforma e tij për legalizimin e kanabisit do të shkaktonte më pak probleme në raport me çfarë po ndodh tani”, u shpreh deputeti demokrat.

Kokëdhima gjatë kohës që ishte deputet kërkoi legalizimin e kanabisit për farmaceutikën dhe jo përdorim vetjak.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.