Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Astrit Patozi: Ia arritëm ditës që Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës! Por Luli është si pirat tokësor, ka 16 vite duke pritur në breg

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedmeokrati Lulzim Basha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, duke thnë se ata të tre krijojnë trekëndëshin e Bermudës. Akuza të forta nga kryedemokrati, që për herë të parë sulmoi edhe Presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, deklarata e Bashës ka “çuditur” edhe ish-deputetin Astrit Patozi, i cili shprehet se më në fund ia arritëm ditës që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Sipas tij, Basha ka të drejtë, por rreziku vlen vetëm për ata që zgjedhin të gjuajnë brenda këtij trekendëshi dhe jo për kryedemokratin.

Patozi thotë s eBasha është një pirat tokësor, i cili ka 16 vite duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia.

Postimi i plotë:

TREKËNDËSHI I BERMUDËS ME SYRIN E NJË PIRATI

Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilët mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari.

Por jo për për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia.

Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra “peshkatarësh” me potencial të madh për t’u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit. Një faturë e kripur, të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret përherë në port, edhe në rastin fatlum po të arrijnë të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img