Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Astrit Patozi: Basha kullon nga korrupsioni, ka opozitë të korruptuar…

spot_img

Lajme të ngjashëm

e25f0ac6a23afb2358213216e7f2f0cc

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, thotë se aksioni i tij politik është të rrëzojë Ramën pasi është një kryeministër i korruptuar dhe i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, me qëllim që të vendoset dikush i cili nuk është i tillë.

Krahasuar me Bashën, Patozi tha se nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i korruptuar i paaftë. “Ai kullon nga korrupsioni sepse vetë opozita është e korruptuar”, tha Patozi në Abcnews.

Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?

Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.

Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.

Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë.  

Më shumë

spot_img