Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

AstraZeneca zhgënjen BE-në: Do sjellim më pak se gjysmën e vaksinave që kemi premtuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6c17c0b359280b13490a48047905cd3

AstraZeneca, një nga kompanitë që prodhon vaksinën kundër COVID-19, ka paralajmëruar vendet e BE-së të presin mungesa në dërgesat e saj.

Ky lajm u bë i ditur ndërsa BE po priste 100 milionë doza në tre-mujorin e parë të vitit. Diskutohet që kompania të japë më pak se gjysmën e kësaj sasie, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.

Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në BE, ndërsa vazhdojmë të rritim vëllimet e prodhimit”, tha kompania.

Lajmi është veçanërisht problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img