Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Asosacioni i Komunave serbe në Kosovë, i dërguari i BE mbërrin në Prishtinë: Takim me Hotin

spot_img

Lajme të ngjashëm

2c1454961ea6f47da05f23bbf77c0a26

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të mbërrijë sot në Prishtinë për të folur për bllokimin e dialogut mes dy vendeve. Menjëherë pas vizitës në Prishtinë, Lajçak do të niset drejt Beogradit.

Lajmin për ardhjen e Lajçak në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit Hoti, raportojnë mediat atje. “Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti”, kanë bërë nga kabineti i Hotit.

Lajçak do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti rreth orës 16:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, por me interes të veçantë, pritet të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme të arritura në mes dy shteteve, sidomos marrëveshja për “Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë”.

Më shumë

spot_img