Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Asnjë votë për LSI! Nëse nuk ja jepni PD, më mirë votoni PS”/ Miranda Rira nxjerr SMS me deputetin demokrat: S’krijohet fryma duke përçarë votat e opozitës, po çon ujin tek mulliri Ramës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit, Miranda Rira i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit, për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se edhe pse LSI dhe PD ishin në koalicion për zgjedhjet e 25 prillit, PD u kërkonte qytetarëve që mos votonin për LSI.

Rira shkruan se atë kohë pikërisht për këtë i kishte shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Lefter Gështenjës, ku i ka kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura.

“Gazmend Bardhi, duke u gjëndur përballë një uragani të bazës demokrate që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe që kërkon largimin një orë e më parë  të Lul Bashës, mundohet të mbrojë me thonj Bashën, duke ia hedhur fajin LSI-së, për humbjen e zgjedhjeve te Prillit. Si ish-kandidate për deputete e qarkut të Elbasanit, nuk mund të rri pa i kthyer një përgjigje. E para, Gazmend(a), erdhi nga Kavaja në Elbasan, me poture  e potere të madhe, me aheng e me gjullurdi, me kulisa e me banda guerrile të armatosura, se gjoja do t’i bënte zap elbasanllinjtë dhe se fitoren do ta sillte pikërisht ky, bash aty në kërthizë të Shqipërisë! Në një situatë anormale për zgjedhje të lira e të ndershme, LSI nuk ndenji në hije, përkundrazi unë jam përballur vetë me bandat dhe me një fushë të minuar, si nga PS ashtu edhe nga PD, si nga bandat e njërës palë, ashtu edhe nga bandat e palës tjetër, duke rrezikuar edhe jetën time. Një tufë burrash e hijenash, që m’u vunë nga të katër anët! Lufta e pistë ndaj LSI, e zhvilluar në qarkun e Elbasanit, urdhërohej nga Gazmend(a), si i pari i listës në këtë qark, dhe artikulohej vertikalisht deri tek anëtarët e tjerë më të thjeshtë në bazë. Deviza ishte: “Asnjë votë LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”! Pikërisht për këtë, i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive. Ty Gazi, nuk të kam shkruar ndonjëherë, sepse ty s’të llogarit njeri dhe se me njerëz hermafroditë, unë nuk merrem. Gazmend, në atë qark, ndodhi një vrasje, dhe ti mban mbi shpatulla hijen e rëndë të asaj humbjeje të panevojshme! Një humbje e madhe! Askush nuk duhet dhe nuk mund të vritet për vota, në asnjë parti, për asnjë arsye, në asnjë krah politik,në asnjë kohë, kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme! Prandaj, sidomos ti, kur ia hedh fajin LSI në qarkun e Elbasanit, është mirë t’i vësh fre gojës dhe të mendohesh pak!! Pak fare, do t’i bënte mirë ndërgjegjes tënde të turbullt. Hesht Gazmend, e mos fol broçkulla, pazaret e tua i dinë elbasanllinjtë dhe bashkitë e tjera të qarkut. Lul Bashën nuk e shpëton dot, duke hedhur tym e blozë mbi LSI. LSI ka kusuret e veta, ka gabimet e veta, por ti mos jep mend e mos bëj analizën e kandidatëve të atij qarku. Shumë shpejt do të ikë dhe lulushi e do mbetesh vetëm, fillikat, nën zemërimin e demokratëve të ndershëm” shkruan ajo në postimin e saj.

Newsbomb.al ka siguruar edhe mesazhin që Rira i ka shkruar Lefter Gështenjës, ku i kërkonte që në mitingjet që mban mos kërkojë më nga qytetarët që mos të votojnë LSI, pasi ishin bashkë për të rrëzuar Edi Ramën.

“Si je Lefter, jam Miranda Rira. Se pari, suksese! Se dyti, jam njoftuar nga anëtarët e Lsi, se në takimet e tua ne Bërzeshtë dhe në Pishkash, ju ke thënë njerëzve publikisht mos votojnë LSI-në. Kjo më e pakta është naive, sepse nuk krijohet fryma duke përçarë votat e opozitës kur ne jemi në koalicion, dhe më e shumta është gjë e poshtër, sepse do të thotë të çosh ujë tek mulliri i Ramës. Do të të kërkoja të ishe më i kujdesshem, pasi unë në takimet e mia kërkoj votë për kandidatët e Lsi dhe nëse dikush thotë jam i djathtë, i them shumë mirë se jemi në koalicion per te përmbysur Ramën! Nuk krijoj as ndasi dhe as përçarje.

Nëse do bashkëqeverisim neser dhe do jemi bashkë në parlament, fryma e bashkëpunimit krijohet që tani, dhe jo duke sabotuar atë që kryetari yt dhe kryetarja ime kanë firmosur. Të lutem mos përsëritet më kjo gjë, në të kundërt jam e detyruar të lajmëroj Kryetaren dhe Z. Bardhi. Jemi në betejë për fitore, për të shporrur Ramën dhe jo për të luftuar njeri-tjetrin! Faleminderit për mirëkuptimin dhe na priftë e mbara!!” thuhet në mesazh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img