Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë, 246 raste të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b45fa47fab5cf04398969e329b8c5f6

Gjatë 24 orëve të fundit asnjë viktimë nuk është shënuar në Kosovë si pasojë e Covid 19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19.

Ndër të tjera  Zemaj ka pohuar se gjatë orëve të fundit është shënuar një rekord testimesh dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë pacientë.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës.

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, shkruan  Zemaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img