Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Asnjë vendim në ndihmë të shqiptarëve”, Berisha: E sotmja, seancë pagane! Gati agjenda për protesta popullore të qëndrueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca e parë e sesionit të ri parlamentar duke e quajtur si një “seancë pagane” që nuk depozitoi asnjë nismë dhe asnjë nen për qytetarët shqiptarë.

Berisha tha jashtë sallës së Parlamentit se ndërsa qeveria e Kosovës ka vendosur të shpërndajë nga 100 euro për çdo pensionist, student e punonjës, maxhoranca në Shqipëri nuk ka marrë asnjë nismë për të ndihmuar qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

“Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, ndjeshmëri ndaj atyre në nevojë. Unë mund t’ju them se kjo seancë sot, të thuash se është seancë pagane…Në një listë të gjatë vendimesh, nuk kishte asnjë nen dhe vendim për qytetarin shqiptar. Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane që dha 25 miliardë euro, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për pensionist, student, punonjës, 50 euro për çdo punonjës të administratës dhe dyfishoi ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet që sot në Kosovë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Ky parlament nuk ka asnjë vendim, asnjë nen dhe asnjë ligj për të mbështetur shqiptarët. Pra është një moment tjetër ky që damkos këtë shumicë dhe parlament, e cila ngrihet mbi krimin dhe dhunimin e votës. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin sepse është shndërruar në mbështetje të një regjimi që mashtron dhe vjedh në çdo akt e në çdo firmë. Dënoj me përçmim të madh këtë kalendar, këtë seancë të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit”, deklaroi Berisha.

I pyetur për aksionin opozitar, Berisha tha se në koordinim me aleatët do të miratohet agjenda për protesta të qëndrueshme popullore.

“Padiskutim që koordinimet do të bëhen. Ka një front opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, që do të miratojë një axhendë për protestë të qëndrueshme popullore. Largimi i kësaj maxhorance është shpëtimi i Shqipërisë. Ka një armik të egër sot për çdo shqiptar dhe ky është Edi Rama në të gjitha rafshet. Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet monstruoze që ka bërë, para ligjit shqiptar dhe ato vepra penale përbëjnë shumë dekada dënim për Edi Ramën.

Opozita është në betejë me Edi Ramën, kryetarja e Kuvendit është thjesht një instrument në duart e tij. Nuk ka këtu, çdo gjë është e përcaktuar nga njeriu që vendosi monizmin absolut në Shqipëri dhe që duhet të ikë sa më shpejt dhe sa më parë”, përfundoi Berisha.

Më shumë


spot_img









spot_img