Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Asnjë shqiptar i përfshirë në aksidentin tragjik në Mekë, Ambasada në Arabi në gatishmëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Asnjë shqiptar nuk është përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Mekë të Arabisë Saudite, ku deri më tani numërohen 719 të vdekur dhe 805 të plagosur.

Ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili ndodhet në Mekë, ka deklaruar se në bazë të informacioneve që ai disponon asnjë shqiptar nuk ka ndjekur të njejtën rrugë nga Minaja deri tek Xhemeratet, me turmën e përfshirë në këtë tragjedi. Sipas tij, shqiptarët po futeshin në katin e tretë, ndërsa tragjedia ka ndodhur në katin e parë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë familjarët dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Mekë se mund të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Arabinë Saudite në numrin: +966 50 190 5586.

Lexo edhe: Tragjedi në Mekë, 719 të vdekur dhe 805 të plagosur

Më shumë

spot_img
spot_img