Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘Asnjë rast i ri i mutacionit të Covid-19 në Shqipëri’, Tomini: Është situatë e qëndrushme

spot_img

Lajme të ngjashëm

1c3aa7af8c9f421fd84af7e5bb190f1d

Shefja e survejancës dhe shërbimit të inteligjencës epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka deklaruar se përmes mostrave të analizuara nuk ka pasur asnjë variant të ri të koronavirusit.

Kujtojmë se mutacioni i Covid-19 është përhapur me shpejtësi në disa vende të botës.

Tomini ka thënë se nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë që t’i drejtohen laboratorëve të referencës për të verifikuar nëse bëhet fjalë për variantin e ri apo jo.

“Diagnoza laboratorike kryhet në ISHP, dhe është një diagnozë molekulare, pcr që jemi mësuar tashmë dhe nëse përcaktohet një genome ndryshe nga genoma përcaktuese nëpërmjet testit të PCR për Covid-19 mostra e dyshimtë çohet në laboratorin e referencës në Berlin dhe Londër, ndaj themi që deri në këto momente nuk kemi diagnostikuar asnjë genome ndryshe dhe themi se nuk kemi dedektuar asnjë rast të ri të mutacionit të Covid-19”,- tha Tomini.

Sipas saj situata e koronavirusit në vendin tonë është e qëndrueshme.

  “Është një situatë e qëndrueshme të gjithë trendit të Covid në vend, parashikojmë që në javët e para të Janarit të vazhdojmë me të njëjtën qëndrueshmëri vetëm se duhet të respektojmë masat e distancimit”,- tha ajo.

Më shumë

spot_img