Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Asnjë nga Kosova, zbulohet lista e këngëtarëve që do “ndajnë” skenën me Goran Bregoviç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më 22 gusht në Festën e Birrës i ftuar “special” do të jetë Goran Bregoviç.  Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve kosovarë të cilët refuzuan kateogorisht të ndanin skencën me këngëtarin serb.

Disa prej tyre ishin Dafina Zeqiri, Capital T dhe shumë artistë të tjerë të cilët anuluan pjesëmarrjen. Pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist kosovar.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me artistët e njohur nga Shqipëria. Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.

Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviçin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë.

Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër.

Më shumë


spot_img








spot_img