Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“Asnjë lek nga qeveria për bashkitë që s’pastrojnë plehrat”, ULTIMATUMI i Ramës për pisllëkun që po na mbyt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij të parë në Kuvend, një pjesë të rëndësishme ia ka kushtuar problemit të plehrave që është hasur thuajse në çdo bashki të vendit.

Ky problem është bërë edhe më shqetësues gjatë verës, kur janë shfaqur skena të shëmtuara pikave turistike të tejmbushura nga plehrat.

Rama ka paralajmëruar kryetarët e Bashkive nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se nuk do të përfitojnë asnjë grant, asnjë investim të ri, nëse nuk i japin zgjidhje problemit të mbetjeve.

“Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat nuk përfitojnë asnjë lloj granti. Nuk do ta tolerojmë,” u shpreh Rama.

“Duke nisur nga projektbuxheti i vitit në vijim do të vendosë një parim të panegociueshëm me shpërndarjen e fondeve për bashkitë: Në fillim pastërtia pastaj gjërat e tjera. Rritja e konsumit e veprimtarisë e turizimit nuk mund të shoqërohen me rritjen e papastërtisë.

Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat nuk përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti. Asnjë investim i ri nuk i vlen komunitetit që nuk i garantohet pastërtia e pastërtia duhet të kthehet në kryefjalë të çdo kryebashkiaku. Nuk do të tolerojmë më mbylljen e syve të pushtetit vendor para ndërtimeve pa leje. Kjo do të jetë një nga shënjestrat e qeverisë dhe në ligjin që kemi riparë dhe riforcuar në këtë funksion”, tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img