Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Asnjë kandidat për president, Rama: Duhen dy palë për tango, ata që s’duan zgjidhje merren me profilin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita është përgjegjëse për djegien e raundit të dytë të zgjedhjes së presidentit të ri, duke mos propozuar asnjë kandidat.

Rama tha për gazetarët në fund të seancës plenare se opozita merret me profilin e presidentit pasi nuk dëshiron të merret me zgjidhjen. “S’kemi partner në këtë proces. Duhen dy për të kërcyer tango”, tha Rama.

“Duhen dy për tango thonë, kështu që nuk mund të bëjmë tango vetëm. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve, për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës. Po ta kishim vendosur do ta kishim shpallur, e kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar lloj-lloj çudish, por e kemi shumë të qartë që s’kemi partner. Politika është ndërveprim, dialog, shah, dhe në të gjithë atë që politika është, fjala nuk kam besim ndaj po iki në drejtim të paditur, nuk ka kuptim”, deklaroi Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img