Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Asnjë imam shqiptar te Xhamia e Et’hem Beut, gazetari: Erdogani i quan gylenistë, ndaj ka pezulluar dhe ndërtimin e Namazgjasë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe analisti Mentor Kika thotë se asnjë imam shqiptar dhe përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Et’hem Beut sepse presidenti Erdogan i konsideron mbështetës të gylenistëve.

Edhe Newsbomb.al i ka kushtuar sot një artikull këtij rasti, ku me kërkesë të presidentit turk, nuk është lejuar prania e asnjë imami shqiptar në këtë ceremoni.

Shkruan Mentor Kikia:

Përse mungon kryetari i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?

Vizita e presidentit turk u përmbyll me një ceremoni të ekzagjeruar festive. Një spektakël në përurimin e thjeshtë restaurimit, të një xhamie, pavarësisht vlerës si monument kulture.

Në atë ceremoni, në sheshin “Skënderbej”, nuk ishte i ftuar presidenti turk, por ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë dhe ca ministra të tij. Çdo gjë aty ishte turke. Nga podiumi, ku lexohej “Arnautllëk”, nga spikeri që fliste turqisht (jo përkthyesi), nga regjia që ishte e fondacionit turk, nga skena, gjithçka ishte e përgatitur nga fondacioni turk.

Lutja për ceremoninë përuruese u mbajt në turqisht, nga një klerik i lartë turk, që kishte ardhur sëbashku me delegacionin nga Turqia. Eshtë pikërisht kleriku që ndodhet më krahun e djathtë të presidetit Erdogan. Presidenti, entuziast, ndërsa shikonte besimtarë që përloteshin kur e shikonin, tha: Ta gëzojmë xhaminë e re.

Vërtet, ta gëzojmë. Shyqyr që Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Ilir Metën sot, pasi do ta kishim shpallur Erdoganin edhe president, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Po kryeministri shqiptar ku e ka Kryetarin e Komunitetit Mysliman?

Vërtet, askush nuk pa një zyrtar të KMSH-së shqiptare. Unë u interesova dhe mësova se KMSH-ja shqiptare ishte përjashtuar nga çdo pikë e agjendës. Edhe kur u përurua xhamia që ndodhet vetëm 200 metra larg selisë së KMSH-së, aty nuk ishte askush.

Asnjë hoxhë, asnjë imam shqiptar.

Përse?

Sepse Erdogani nuk e njeh Komunitetin Mysliman Shqiptar, për shkak se i quan atë mbështetës së rrymës së gylenistëve. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja përse është pezulluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë. Turqia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet që bëhen për kreun e KMSH-së (përmes imamëve që njihen për mbështetjen ndaj saj), për të mbështetur një kandidat pro turk. Deri tani nuk ia ka dalë. Por nuk është çudi që t’ia dalë në të ardhmen.

Për shkak të rrethanave historike, Kisha Ortodokse ka sot një kryepeshkop të huaj, grek, fakt i cili ka çuar shpesh në përplasje jo pak të vogla në mesin e besimtarëve dhe po kaq shpesh është bërë edhe objekt përplasjesh diplomatike me Athinën.

Nëse do të dorëzojmë edhe drejtimin e Komunitetit Mysliman, atëherë kjo do të jetë e barabartë me një tradhëti kombëtare. Dhe këtu mendoj se nuk duhet të ketë tolerim.

Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me Turqinë janë absolutisht shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por, sado miq e vëllezër të jemi, ne nuk duhet të lejojmë asnjë hije të Perandorisë të vërtitet sipër kokës së kombit tonë, qoftë edhe në formën e çallmës së një imami.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img